Flash News

KRYESORE

“Liria e medias në Shqipëri”, Erion Veliaj shantazhon publikisht gazetaren me kullën e pronarit

“Liria e medias në Shqipëri”, Erion Veliaj shantazhon

Se sa e lirë është media në Shqipëri mjafton të dëgjohet debati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me drejtoreshën e revistës ‘Monitor’, Ornela Liperi, të cilën e shtantazhoi publikisht gjatë emisionit ‘Opinion’.

Veliaj u përpoq t’i mbyllte gojën gazetares duke i përmendur kullën që kishte ndërtuar pronari i medias ku ajo punon, apo aplikimin për ndërtimin e një fshati turistik. Në mënyrë të pabesë, Veliaj i përmendi disa herë kullën e pronarit gazetares Liperi, gjatë kohës që ajo po mbante një qëndrim kundër lejeve të ndertimit që po jepen pa kriter në Tiranë.

Liperi theksoi disa herë se në emision kishte shkuar si individ i pavarur dhe si gazetare, por Veliaj nuk ndalej duke i bërë presion me emrin e pronarit. 

 

Të fundit