Flash News

KRYESORE

Liria në media, Rama flet për gazetarinë në Shqipëri: Mos e përdorni fjalën e lirë si armë për të vrarë

Liria në media, Rama flet për gazetarinë në Shqipëri:

Një  konferencë në lidhje me medien në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri Rama ka folur në lidhje me problemin që ka media kryesisht në Shqipëri.

Rama ka deklaruar se media gazetarët duhet ndërgjegjësohen në përdorimin e kësaj arme të fortë demokratike duke e përdorur për të ndihmuar qytetarët dhe jo ta përdorë atë për të vrarë.

Ndër të tjera kryeministri është shprehur se bota është vënë në vështirësi për shkak të  ‘fake neës’.

“Fjalët vrasin të parat, plumbat vijnë mbrapa. Sot sfida është e dyfishtë, nga njëra anë për të forcuar mediet dhe nga ana tjetër për të rritur frymën e përgjegjësisë për të përdorur këtë arme e cila ka lindur për qytetarët të cilët kanë nevojë për informacion dhe jo për ta përdorur atë për të vrarë.

Sot ne kemi një problem të rëndësishëm, që nuk e sjell ligji por formimi i brendshëm në mendësi, që ta bëjë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe më përdorimin e licensës për të punuar në këtë fushë si licensë për gjueti.

Unë po flasë për Shqipërinë, media gjenerohet në pasurinë e tejskajshme, dhe nëse flasim për korrupsion dhe rritje dispropocionale kjo thuhet ne media por nuk e përjashton medien.

Media është kthyer në institucione të pabesueshme për publikun.

Sot në një botë ku liria është vënë në një vështirësi të madhe për shkak të ‘fake news’,  përgjegjësia për të mos e lejuar medien të shkojë drejt degradimit e kanë si qytetarët ashtu edhe Qeveria.

Unë jam sa pesimist aq edhe besimplotë për të ardhmen e medieve, sepse është shumë e vështirë se sa duket, krijimi i një gjenerate të re te gazetarëve duke u mbështetur te shtyllat e demokracisë, përdorimi i kësaj arme duke mbrojtur lirin, dhe jo duke e vrarë atë”- tha Rama.

Të fundit