Flash News

KRYESORE

Lirimi i 3 kriminelëve me urdhër të MB, PD me fakte të reja: Kjo s’është pistoletë lodër, policia manipuloi pesë fakte

Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji sjell fakte të reja lidhur me denoncimin se tre të rinj në Lezhë që u përfshinë në një konflikt me armë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, u liruan pas një telefonate nga Ministria e Brendshme.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Brendshme ka mohuar ngjarjen në fjalë ndërsa thekson se djemtë janë lënë të lirë, pasi nuk dispononin armë zjarri.

Në  njoftim thuhet se pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese.

Salianji denoncon sërish ditën e sotme se provat janë manipuluar dhe publikon foton e pistoletës së sekuestruar për këtë ngjarje. Sipas tij, bëhet fjalë për një ‘Bereta’ dhe jo Ecol siç thotë Ministria e Brendshme.

 Deklarata:

Sot MB e detyruar e konfirmoi ngjarjen e rende kriminale. Do te kishte vend ta mbeshtesnim kete konfirmim nese nuk do te ishte nje skeme per shtremberim te vertetes dhe per mbulim me propogande te ngjarjeve te tmerrshme kriminale.

  1. Ne foton qe disponojme nga policia e shtetit pistoleta nuk eshte Ecol sic thote Ministria e Brendshme por eshte Bereta
  2. Ne foto duket lehtesisht kariaktori nga ku eshte gjuajtur me fisheke dhe per te cilin qytetaret kane denoncuar
  3. Tek raporti i sherbimit te patrulles eshte shenuar qe eshte pistolete tip berreta jo siç deklaron sot MB per pistolete loder.
  4. konstatimin e ben patrulla jo shefi i komisariatit.
  5. Ne makine ka qene ne timon f.f. Pa patente sepse ishte nen moshe.

Pas ketij reagimi të MB qe manipulon faktet jam i detyruar që ti kërkoj policise të kryeje detyren ligjore e te thellohet dhe të vere para pergjegjesise penale edhe Ministrin vete apo kedo qe genjen per fakte lehtesisht te verifikueshme.

Edhe ne kete rast njesoj siç varrosën dhe manipuluan për vëllain, njesoj sic tentuan te manipulojne ngjarjet e Shkodres bënë edhe sot per ngjarjet kriminale te Lezhes

Pêr interes te publikut dhe per te mbrojtur punonjesit e policise qe kane zgjedhur anen e ligjit dhe jo te krimit policia e shtetit duhet te thellohet ne hetime dhe te ndeshkoje cilindo qe liron bandat e armatosura, qofte ky edhe Ministri pa Veting Fatmir Xhafaj

Të fundit