Flash News

KRYESORE

‘Lirimi’ i Dajtit, ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Gjyqtarët të shantazhuar edhe nga politika

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, shprehet se vendimi për uljen e dënimit për Dritan Dajtin duke aplikuar gjykimin e shkurtuar krijon një precedent të rrezikshëm.

“Nuk mund të ndihemi mirë kur gjykata i jep mundësinë të dalë nga burgu një personi që ka vrarë në krye të detyrës katër oficerë policie. Për mua është vendim jo i drejtë, i cili bëhet një precedent shumë i keq në raport mes policisë së shtetit dhe botës së krimit”, deklaroi Hajdarmataj. “Ata punonjës policie që përballen me këta individë, e kanë marrë përsipër këtë sepse është puna e tyre. Por kur shohin që drejtësia shqiptare i godet, sepse kanë marrë një goditje, ky është një precedent i rrezikshëm”, eshte shprehur ai ne 'A2 News'.

Sipas Hajdarmatajt, përmes lidhjeve të tij me botën e krimit, Dajti ka mundur të ushtrojë presion ndaj trupës gjykuese të çështjes. “Unë mendoj që Gjykata ka qenë nën trysni, edhe nga i pandehuri. Ai ka mundësi të bëjë shantazh, edhe pse është brenda në burg. Nga ana tjetër, Gjykata shantazhohet edhe nga politika”, shtoi Hajdarmataj.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pranoi gjykim të shkurtuar për vrasësin e katër policëve në gusht të vitit 2009. Dajti mund të dënohet 25 vite burg, 10 nga të cilët i ka kryer tashmë.

Kush janë dy gjyqtarët që dolën pjesërisht kundër vendimit ndaj Dritan Dajtit

Të fundit