Flash News

KRYESORE

"Lirimi i djalit të Luiza Xhuvanit", reagon Drejtoria e Burgjeve: Kostandini iu nënshtrua një operacioni në QSUT

"Lirimi i djalit të Luiza Xhuvanit", reagon Drejtoria e Burgjeve:

Pas denoncimit të qytetarit për lirimin e djalit të ish-deputetes Luiza Xhuvanit, Kostandinit publikuar nga Sali Berisha, ka reaguar  Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në një deklaratë për shtyp, drejtoria sqaron se Kostandin Gjergj Xhuvani i dënuar me 35 vjet burg është hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Më tej, në njoftim sqarohet se për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, Kostandini i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Pjesë nga deklartata e Drejtorisë së Burgjeve:

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “ QSUT Nënë Tereza”, ku ka rezultuar me:

– Anemi(Hb 8mg/dl).

– Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po në këtë datë, pas përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.

Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.

Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushkrujë.

Kujtojmë që Kostandin Xhuvani u shpall fajtor i ngjarjes së 4 nëntorit 2014 në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe Xhanpaolo Azzolo,  ndërsa në shkurt të vitit 2011 Kostandin Xhuvani vrau 26-vjeçarin Alfred Musabelliu.

Të fundit