Flash News

KRYESORE

Lirimi i Ermal Hoxhës, Basha: Doli për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Lirimi i Ermal Hoxhës, Basha: Doli për sjellje të mirë sepse

Kryeopoztari Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, ku ka folur për për qëllimet e propozimit për vetting-un në politikë, që po kundërshtohet nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

“Krimi kapi jo vetëm politikën, por edhe ekonominë”, tha Basha duke theksuar se në Shqipëri nuk funksionojnë më gjykatat dhe se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta.

Duke u fokusuar në lirimin e Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine, Basha tha se nipi i diktatorit Enver Hoxha, u liria për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Rama.

“Doli për sjellje të mirë sepse nuk nxorri emrin e Olsi Ramës. Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në dosjen e Xibrakës”, tha kreu i PD-së.

Partia Demokratike ka akuzuar Olsi Ramën se ishte ‘koka’ e laboratorit të kokainës në Xibrakë, i goditur në 2015-ën nga autoritetet shqiptare vetëm pas presionit të fortë nga autoritetet e Gjermanisë. Ermal Hoxha u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, por qëndroi në qeli vetëm 3 vite.

Të fundit