Flash News

KRYESORE

Lirimi i Ermal Hoxhës nga burgu, ironizon ish-ministri: Të na bëjë mirë!

Lirimi i Ermal Hoxhës nga burgu, ironizon ish-ministri: Të na

Ndonëse kishte tre ditë i liruar nga burgu, lajmi u publikua ditën e djeshme se Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit kishte lënë qelinë, ndonëse i kishin mbetur edhe disa vite të tjera burgim.

Ende nuk dihet nëse Hoxha ka përfituar ndonjë amnisti, pasi lajmi për lirimin i tij është mbajtur i fshehtë gjatë këtyre ditëve.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me këtë fakt, duke i cilësuar ‘aktorët’ e një fakti të tillë ‘mjeshtra propagande’.

Reagimi:

Çfarë mjeshtrash!

Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë...

Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë...

Mjeshtra propagande!

Të na bëjë mirë!

Të fundit