Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lirimi i Florenc Çapjas dhe Suel Çelës, Policia akuza gjykatave: Vendime arbitrare për këto dy vendime të paligjshme
Një ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka pushuar hetimet dhe ka lënë të lirë 37-vjeçarin Florenc Çapja, një emër mjaft i njohur për organet e drejtësisë dhe si një prej drejtuesve të dyshuar si kreu i një grupi të rrezikshëm kriminal, vjen reagimi i Policisë së Shtetit.
Policia akuzon gjykatën e konkretisht gjyqtarin e çështjes, Tomor Kullolli se ka dhënë një vendim arbitrar ndaj një prej personave me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit
“Dje, më datë 20.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, konkretisht gjyqtari Tomor Kullolli ka vendosur të lirojë nga burgu një prej personave me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Gjyqtari Kullolli ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës F.M., me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer këtë vepër penale.
Sqarojmë opinionin publik se Florenc Çapja është arrestuar në datën 14.06.2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit F. D., ngjarje e ndodhur në vitin 2006.
Në lidhje me këtë ngjarje, pas kryerjes së disa veprimeve hetimore dhe procedurale në vitin 2007, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të këtij shtetasi e pezullimin e hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 40, të vitit 2006 dhe aktet e këtij procedimi penal i kanë kaluar Drejtorisë së Policisë Elbasan, me qëllim zbulimin e autorit.
Në vitin 2018, oficerët e Njësisë Hetimore të Task Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, kanë nisur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan një relacion, me qëllim rifillimin e hetimeve në lidhje me këtë çështje penale.
Mbi bazën e këtij relacioni, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka rifilluar hetimet në lidhje me këtë procedim penal.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, gjatë vitit 2018 dhe 2019, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje dhe më pas Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin e dyshuar si autor, Florenc Çapja.
Nga provat e administruara, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore e proceduriale, pas analizës në bashkëpunim me Prokurorinë, është vendosur që ngjarja të marrë një tjetër kualifikim, nga “Vrasja me dashje mbetur në tentativë" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Theksojmë faktin se shtetasi Florenc Çapja, i cili ishte i ndaluar gjatë operacionit “Krasta”, ka apeluar në dy raste masën e sigurimit, por përsëri Gjykata e Shkallës së parë Elbasan dhe Gjykata e Apelit Durrës kanë lënë në fuqi masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Me komunikimin e akuzës shtetasit Florenc Çapja, Prokurori i çështjes i ka kërkuar Gjykatës kalimin e çështjes në gjykim, e cila është shqyrtuar nga gjyqtari Tomorr Kullolli.
Ai e ka mbajtur dosjen për rreth një muaj e gjysmë ne shqyrtim dhe dje në datën 20.11.2019, me shkurtimin e vendimit (13-2019- 6855) ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, vitit 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës F.M..
Sjellim në vëmendje faktin se shtetasi Florenc Çapja është i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të rrezikshëm kriminal që vepron në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i arrestuar shumë herë për vepra të rënda penale, po që ka arritur të lirohet dhe t'i shpëtojë ndëshkimit në sajë të këtyre vendimeve arbitrare të organeve të drejtësisë, të paligjshme. Ky vendim nuk është i formës së prerë, por gjithsesi ka bërë që ky individ me rrezikshmëri te lartë shoqërore të lirohet nga burgu dhe sot të jetë i lirë”, reagon policia.
Po dje, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me gjyqtarë: kryetar seance Klodian Kurtishi, anëtar Fran Prendi, anëtar Sandër Simoni, shpalli të pafajshëm të pandehurin Marjus Lulaj alias (Suel Çela), i cili gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë.
I kërkuari Marjus Lulaj (Suel Çela) më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës.
Në seancën e datës 04.11.2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare, ku është bërë ndryshimi i akuzave për të pandehurit, Marjus Lulaj (Suel Çela) dhe është kërkuar dënimi i tij për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dënim i parashikuar me 7 vjet burgim, por sot kjo trupë gjykuese ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.
Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t'i shpëtojë ndëshkimit ligjor.
Aktualisht në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj (Suel Çela) është dhe një masë tjetër sigurimi personal, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë Elbasan ka dërguar urdhrin e vendimit penal datë 11.06.2019, të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale ''Heqja e paligjshme e lirisë'' dhe ''Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve''.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim dhe me partnerë ndërkombëtarë ka bërë një punë shumë të madhe dhe punonjësit e saj kanë sakrifikuar shumë për sigurimin e provave të shumta të këtij procesi.
Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin e thellë për këto dy vendime të paligjshme, të cilat i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj, por ajo është e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në tërësi.
Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, për vendosjen para përgjegjësisë ligjore të cilitdo që shkel ligjin dhe fton aleatin e saj më të çmuar, qytetarët, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112 çdo paligjshmëri, me qëllim ndërtimin e një mjedisi të sigurt e të qetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38