Flash News

KRYESORE

Lirimi i Gert “Gjeneralit”, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës dhe tre vartës të tij

Lirimi i Gert “Gjeneralit”, pezullohet nga detyra drejtori i burgut

Pak ditë pas lirimit nga burgu të Gerti Gjenararit, i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali”, i cili ishte dënuar me burg të përjetshëm, pezullohen nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe tre vartës të tij.

Lajmi u konfirmua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se pas verifikimit të dokumenteve të raportit që liroi Gjinararin, rezultoi se është në kundërshtim me ligjin, përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Për këtë arsye ministria e Drejtësisë kanë kryer inspektim lidhur me këtë ngjarje në burgun e Drenovës, sa i përket dokumenteve të dorëzuara në gjyq për lirmin e Gjinararit.

Bazuar në gjetjet e konstatuar është proceduar drejtori i Burgut të Korcës, një specialist sektori dhe dy specialistë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenteve, lidhur me përgatitjen e raportit të vlerësimit të dënuarit Gert Gjinararit. Deri në zbardhjen e ngjarjes drejtori dhe tre vartësit e tij pezullohen nga detyra”, tha ministrja.

Gert Gjinarari u dënua në Itali me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Më 6 Gusht të vitit 1997, së bashku me mikun e tij Arben Grori, të veshur si mjekë, ai vrau në spitalin e Milanos Zyberin, i cili po trajtohej nga plagët e marra në një atentat po të kryer prej tyre. Gjenarari e kishte fshehur armën e krimit, një pistolete, në një tufë me lule. Ndërkohë, në vitin 2014 Gjinarari u ekstradua në Shqipëri.

Në vendimin e fundit të gjykatës thuhej se ai është plotësisht i rehabilituar gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës, ka pasur sjellje të mirë në burg dhe ka normalizuar marrëdhëniet me të afërmit e viktimës, Naim Zyberi.

Të fundit