Flash News

KRYESORE

Lirimi i Orest Sotës, avokati: Prokuroria ishte mohuese ndaj kërkesës, ne kemi prova të mjaftueshme

Pas përfundimit të seancës për Orest Sotës ku gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, nga “Paraburgim” në “Lirim me garanci pasurore” si dhe “Detyrim paraqitje”, ka folur avokati i biznesmeni Sota.

Avokati deklaroi se provat janë të mjaftueshme dhe dëshmitarët tregojnë se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të ligjshme dhe janë të familjes Sota. Sipas avokatin me derdhjen e 50 milionë lekëve si garanci dhe pas përfundimit të dorëzimit të dokumenteve të nevojshme Orest Sota do të lihet i lirë.

“Vendimi i gjykatës ishte për zëvendësimin e masës ku u sigurua një masë garancie që do të paguhet nga familjarët dhe masa e sigurisë për detyrim paraqitje.

Provat që kemi paraqitur janë të mjaftueshme si dhe dëshmitarët tregojnë se paratë janë të familjes Sota. Që nga momenti që është ndalur nuk është pyetur por do të paraqitet sa herë të jetë e nevojshme”, u shpreh përfaqësuesi ligjor. Ndër të tjera avokati tha se Prokuroria ishte mohuese ndaj kërkesës së tyre.

Të fundit