Flash News

KRYESORE

Lirimi i Tahirit në Apel, deputeti Alibeaj tregon lëvizjen e radhës nga opozita

Lirimi i Tahirit në Apel, deputeti Alibeaj tregon lëvizjen e

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, për lirimin e Saimir Tahirit, vijojnë reagimet nga opozita e djathtë.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ndërsa fliste në Komisionin e Ligjeve e ka dënuar ashpër këtë vendim dhe sipas tij kjo do të jetë kosto për çeljen e negociatave.

Po ashtu, deputeti demokrat thekson se opozita nuk do të heshtë edhe pas lirimit të Tahirit, por do vijojë me denoncimet.

“Ish ministri Tahiri, iu nënshtrua me shumë presion procedimit penal, pasi ju e mbrojtët në mënyrë fanatike, ju nuk donit, por pas presionit të ndërkombëtarëve u detyruat  t’ja nënshtronit procedimit penal dhe të vendosnin një masë të ndërmjetme dhe për ti hedhur sy ndërkombëtarëve.

Dje ndodhi e paimagjinueshmja. Sistemi i drejtësisë, ‘kali i betejës’ në luftën për çeljen e negociatave , nuk bëri gjë tjetër veçse , gëzon aromën e lirisë socialiste.

Kjo është marka që do prezantohemi me 28 qershor që të na pranojnë në gjirin e tyre?

Apo rasti i Xhafaj duke përdorur detyrën shtetërore, fsheh vendimin penal, bën gjithçka për ta mohuar, e më pas e nis në Itali për t’ja fshehur procedimin penal.

Ne si opozitë nuk do heshtim, por duke denoncuar se si evropianët të na besojmë, të jemi të vërtetë, secili të marrë çmimin që meriton. Tik -taku zgjat deri në 28 qershor, numërimi mbrapsht fillon sot.

Çfarë ju kushton që ministrin e Brendshëm ta largoni nga detyra , europianët kërkojnë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit , ndërkohë që udhëheq krimin e policinë.

A kemi mundësi të rikuperojnë nga imazhi ynë, duke larguar një ministër brendshëm, nuk është ndonjë gjëmë e madhe”, u shpreh Alibeaj në Komisionin e Ligjeve.

 

Të fundit