Flash News

KRYESORE

Lirimi i të arrestuarve në Lezhë, gazetarja: Pati presione ndaj prokurorisë

Lirimi i të arrestuarve në Lezhë, gazetarja: Pati presione ndaj

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar se përse të gjithë të arrestuarit në Lezhë, për abuzim me pronat në bregdet u liruan dhe përfunduan në arrest shtëpie.

E ftuar në emisioni “Studio e Hapur”, Lala ka theksuar se prokuroria ka rënë pre e presioneve dhe ndërhyrjeve duke i lënë mundësi gjykatës t'a ndryshojë vendimin dhe ti dërgojë në arrest shtëpie.

“Prokuroria, e ndikuar politikisht, apo për shkak të ndërhyrjeve, presioneve, apo edhe te paaftësisë, këtë s’di ta them, i ka lënë këto akuza dhe ka lenë hapësira ligjore duke i lënë mundësi gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe ti dërgojë në arrest shtëpie. Kjo tregon se e gjithë kjo rrëmujë, që do duhet të kishim akuzë për korrupsion, prokuroria s’e ka bërë, është mjaftuar duke hartuar disa akuza dhe duke lënë hapësira ligjore, për ta katandisur këtë dosje në pafajësi…”

Të fundit