Flash News

KRYESORE

Lirimi i trafikantit, jepet masa e sigurisë për katër policët e Kukësit

Lirimi i trafikantit, jepet masa e sigurisë për katër

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për katër policët e Kukësit që dhanë vendimin për lirimin e  Naser Gashit, të dënuar me 7.4 vite burg.

Krimet e Rënda ndryshuan masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Spahiu, duke e lënë në “arrest në shtëpi”. Gjithashtu, janë lënë pa masë sigurie edhe dy oficerët që ishin detyrim paraqitje, Ferdinad Xheta dhe Shkelzen Ibajn. Për të shpallurin në kërkim, Agim Basha u konfirmua masa “arrest në burg”.

Katër policët po hetohen, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi.

Të fundit