Flash News

KRYESORE

Lirimi i kryebashkiakut të Lezhës, avokati dyshime për policinë: Po ushtron presion mbi prokurorin dhe gjykatën

Lirimi i kryebashkiakut të Lezhës, avokati dyshime për

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vendimin e gjykatës së Lezhës, e cila dha masën arrest shtëpie për të gjithë të arrestuarit e Bashkisë, nga kryebashkiaku Fran Frrokaj tek punonjësit e tjerë.

Vishaj përmes një komenti në FB, thotë se vepra penale e shpërdorimit të detyrës na kujton atë të agjitacion e propogandës, ndërsa i bën apel policisë që të mos ushtroj presion mbi prokurorinë dhe gjykatën pas vendimit të sotëm.

Postimi i plotë:

Cfare ndryshoi ne dosjet e funksionareve te Bashkise se Lezhes ne lidhje me masen e sigurimit Arest ne Burg qe nga momenti qe u caktua ne mungese te personave nen hetim dhe sot qe u zbatua neni 248 I KPRP qe ka te beje me kushtet e verifikimit dhe zbatimit te mases!!!….

1. E njejta dosje

2.Te njejta prova

3.I njejti gjyqtar

4.Politika ne kembe

5.Simpantizantet e punesuar ne Bashki ne kembe

6.Vepra penale e shperdorimit te detyres na kujton vepren penale te Agjitacion e propagante

7.Zyraret e Larte duhet te akuzohen vetem per Korrupsion nese provohet

8.Duhet te jepet fund seancave gjyqsore per masat e sigurimit ne mungese per aq kohe sa ligji I jep te drejte prokurorit nenin 253/2 te KPRP per urdherin e ndalimit

9.Policia te mos ushtroje presion mbi prokurorin apo gjykaten.

10. Policia te beje kujdes me Komunikatat per zbulimin e veprave penale me gjeneralitetet apo pamjet filmike ndaj te dyshuareve per aq kohe sa kemi nje parim baze Prezumimin e Pafajsise..

Të fundit