Flash News

KRYESORE

Lirimi para kohe i Mark Frrokut, PD: Drejtësia nën kontrollin e Edi Ramës, ka ardhur koha të reagojmë

Lirimi para kohe i Mark Frrokut, PD: Drejtësia nën kontrollin e Edi

Partia Demokratike ka reaguar pas lirimit t ëish-deputetit të Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, i cili u la i lirë nga Gjykata e Fierit.

Sipas PD-së, kjo lëvizje tregon se institucioni i akuzës është kapur nga Rama dhe se tashmë nuk ekziston më shteti ligjor në Shqipëri.

“Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria”, është apeli i PD-së drejtuar qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!

Të fundit