Flash News

KRYESORE

"Liro Melaninë", Zonja e Parë refuzon sërish dorën e Trump; fansat në Twitter nisin fushatën

"Liro Melaninë", Zonja e Parë refuzon sërish dorën
Gjithnjë e më shumë "gjuha e trupit" të Zonjës së Parë, Melania Trump, tregon se ajo nuk e do dhe as nuk e duron bashkëshortin e saj. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk është treguar dhe aq i mirë me zonjën e tij, gjatë viteve, dhe kjo reflektohet në sjelljen e saj me të. Janë të shumta momentet kur ajo refuzon të kapë nga dora presidentin Trump, e një fragment i tillë ka ndodhur sërish. Gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Melania ia hoqi dorën shumë shpejt bashkëshortit Donald Trump, pak sekonda pasi ai ia kishte kapur, duke pretenduar se po rregullon flokët. Dhe me stil, ajo nuk e ul më dorën poshtë, që të mos ketë kontakt me bashkëshortin e saj. Në Twitter dhe Instagram, ka nisur një fushatë me hashtagun #freemelania (Melania e lirë, lironi Melaninë).  

Të fundit