Flash News

KRYESORE

Lirohen dy studentët e arrestuar: Policia n’a dhunoi psikologjikisht; beteja me kryeministrin sapo ka filluar

Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta, dy studentët e shoqëruar në Komisariatin Nr. 1 janë lënë të lirë në orët e vona të mbrëmjes, pas tre orëve.

Sipas kolegut të tyre, Klajdi Bello, policia u tërhoq në momentin që ngjarja u bë publike, ndërsa pohon se ndaj tyre është ushtruar dhunë psikologjikë

“Sic mund ta shihni, pasi kryeministri na quajti vandal, mercenaret e qeverise, i shoqeruan ata ne komisariatin nr. 1 per ti ushtruar presion psikologjik dhe privuar lirine e tyre per reth 3 ore. Por Ne, studentat shqipetare, nuk i lam ne balte, por shkuam menjehere ne drejtim te komisariatit ku mbaheshin per te kerkuar lirimin e tyre te menjehershem, dhe ashtu ndodhi.

Ne i kemi dhene Besen njeri-tjetrit, dhe kur e jep Besen Shqiptari, nuk e tret as dheu. Prandaj, do i qendrojme ball larte kesaj rruge qe kemi nisur, pasi jemi me te drejten e Zotit, me te drejten per nje arsim me te mire, per nje Shqiperi me te mire.

Kryeministri mos te kujtoj se kesaj me studentet do e kete te lehte, pasi tanime ka lindur nje fryme demokracie, ajo demokracia e vertete, demokracia e shpirtave te lire dhe jo te shitur. I bej thirrje te gjithe studenteve qe perpos temperaturave te ulta te vijne neser ne oren 10:00 perball kryministrise dhe te bojkotojn leksionet.

Pa mund e sakrifice nuk arrihet asgje per te cilen ja vlen te luftosh! Respektet me te medha per njerezit e vertete qe kam njohur ne protesten me te bukur te jetes time”, shkruan Bello.

Kërkesa e vetme e studentëve është anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë, i cili sipas tyre ka rritur koston e studimeve.

Të fundit