Flash News

KRYESORE

Lirohen tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Marvin Mihalit, reagon ashpër nëna: Edhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!

Lirohen tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Marvin Mihalit,

Pak ditë më parë, gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë vendosi të lirojë 3 të rinjtë të akuzuar për “moskallëzim krimi”, lidhur me vrasjen e 22-vjeçarit, Marvin Mihali, vjet në gusht.

Të lirë u lanë Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa autori i vrasjes së të riut me thikë Eugen Bitraj vazhdon të qëndrojë në qeli.

Ky fakt ka shkaktuar irritimin e nënës së të ndjerit, e cila përmes një statusi në facebook kërkon drejtësi për të birin.

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…”, shkruan Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

Të fundit