Flash News

KRYESORE

Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i ‘bandës së Durrësit’, gjykata e Fierit: Ka shfaqur sjellje korrekte

Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i ‘bandës së

Një tjetër anëtar i ‘bandës së Durrësit’ është liruar nga burgu. Bëhet fjalë për Sardian Sulejmanin i dënuar me 25 vite burg.

Lirimi i tij është firmosur nga gjyqtari Piro Sota në Gjykatën e Fierit.

“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, shkruhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi është marrë më datë 11 tetor 2019, që do të thotë se prej tre muajsh qëndron i lirë.

Si kusht për lirimin e tij gjykata ka vendosur që Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale”, thuhet më tej në vendim.

Anëtari i 'bandës së Durrësit' ka kryer 20 vite burg ndërsa 5 vite i janë falur për sjellje të mirë.

“Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

Sulejmani akuzohet për ‘vrasje me paramendim të mbetur në tentativë' pasi ka tentuar të vrasë kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berishën dhe Avni Gashin në Tiranë.

Kujtojmë që Endrit Dokle u lirua pak ditë më parë nga ana e Gjykatës së Krujës, me një vendim të gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila pritet të vendoset nën hetim nga ana e prokurorisë, me akuzat për korrupsion.

Të fundit