Flash News

KRYESORE

Liroi nga burgu administratorin e ‘Gulf’, Erjon Braçe sulmon babain e ish-zyrtarit të PS: Kjo drejtësi e vjetër vlen për ata që kanë lekë

Liroi nga burgu administratorin e ‘Gulf’, Erjon Braçe sulmon

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar pas publikimit të lajmit se ish-administratori i kompanisë ‘Gulf’, Alban Aliko, është liruar nga qelia dhe është dërguar në ‘arrest shtëpie’. Aliko akuzohet për mashtrim që arrin në vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa vendimi për lirimin e tij është dhënë nga gjyqtari Arben Micko.

Në qendër të kritikës së deputetit Braçe ka qenë pikërisht gjyqtari Micko.

“Çunat e Gulf janë mbi qytetarët! Sepse për këtë sistem gjyqësor, qytetari është i fundit fare! sepse kjo drejtësi e vjetër vlen veç për ata që kanë para shumë, madje dhe para që vijnë prej mashtrimit të mijëra qytetarëve”, shkruan Braçe.

Arben Miçko është babai i Artur Mickos, ish-zyrtar i Partisë Socialiste. Artur Micko ka qenë fillimisht kryetar i FRESSH për Tiranën dhe pas ardhjes së socialistëve në pushtet mori drejtimin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ai u shkarkua marsin e këtij viti nga detyra me vendim të kryeministrit Edi Rama, pas kritikave se nuk kishte realizuar objektivat në punësimet e qytetarëve.

Të fundit