Flash News

KRYESORE

Liroi nga burgu Ermal Hoxhën, gjyqtari Sota mori të njëjtin vendim për të dënuarin për trafik droge në Itali

Liroi nga burgu Ermal Hoxhën, gjyqtari Sota mori të njëjtin

I dënuari i dosjes ‘Xibraka’, Ermal Hoxha ka lënë qelinë e burgut tre ditë më parë, ndonëse dënimi nuk i kishte përfunduar sipas afatit. Gjyqtari Piro Sota ka marrë vendimin për ta liruar parakohe Hoxhën, i dënuar vitin e kaluar me 6 vite e 8 muaj burgim.

Piro Sota tërhoqi vëmendjen e medias gjatë sezonit të verës pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i rikthyer pronat dhe pasuritë shtetasit Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali për trafik droge.

Ndonëse ishte dënuar me 22 vite burg në Itali, Kajolli vuajti vetëm dy vite heqje lirie në Shqipëri, pasi nga burgu doli me vendim të gjyqtarit Sota. Piro Sota i njohu Kajollit më shumë se dy vite përfitim nga amnistia.

Të njëjtin precedentë, gjyqtari duket se ka ndjekur edhe në rastin e Ermal Hoxhës, nipin e diktatorit Enver Hoxha.

I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar kokaine, Ermal Hoxha vuajti vetëm tre vite burg në Shqipëri.

Të fundit