Flash News

KRYESORE

"Lirojeni Sahit Dollapin", Basha dhe protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë

"Lirojeni Sahit Dollapin", Basha dhe protestuesit nisen drejt

Pas dhunës dhe shoqërimit në polici të Sekretarit Organizativ të PD-së Sahit Dollapi, kryedemokrati Lulzim Basha nga para Parlamentit u kërkoi institucioneve që ta lirojnë.

Duke bërë përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për këtë akt, Basha u kërkoi protestuesve që të gjithë bashkë të nisen drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë.

“Dollapi gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë, por me urdhër të Edi Ramës dhe të Sandër Lleshajt  është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tiranës”, u shpreh Basha.

Më tej, duke kërkuar lirimin e tij, iu drejtua protestuesve; “Të gjithë drejt Drejtorisë së Tiranës”.

Kujtojmë që protesta ka nisur nga ora 18:30, ndërsa është shoqëruar me incidente mes policisë dhe protestuesve.

Të fundit