Flash News

KRYESORE

"Lista 100% të hapura", Rama i përgjigjet Bashës: Vendosim pas 30 korrikut. Koalicionet nuk do ndryshojnë

"Lista 100% të hapura", Rama i përgjigjet Bashës:

Pas deklaratës së Bashës lidhur me listat 100% të hapura, ka ardhur edhe reagimi i kryeministri Edi Rama, i cili e ka konsideruar si "pozitiv" këtë gjysmë hapi.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama thekson se vendimi se sa e si do hapen listat i takon diskutimeve pas 30 korrikut.

"Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut!", shkruan kryeministri.

Më tej ai ka shtuar se sa i përket koalicioneve parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut.

Postimi i plotë:

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!

Të fundit