Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lista alarmante, bashkitë nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit
Në maj të vitit 2016, gjykata e dënoi me arrest me burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, me akuzën se kishte shpërdoruar rreth 45 milionë lekë nga fondet e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të sponsorizuar ekipin e futbollit të qytetit. Sot, pothuajse të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ish-komunat dhe të gjitha bashkitë vijojnë të ndjekin të njëjtën praktikë, duke mos i paguar sigurimet shoqërore, të cilat në hierarkinë e shpenzimeve janë të parat që duhet të paguhen si një detyrim që rrjedh nga ligji.
Nëpërmjet një kërkesë për të drejtë informimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vuri në dispozicion për Monitor, një listë, ku të gjitha bashkitë dhe ish komunat rezultojnë me detyrime tatimore, kryesisht për sigurimet shoqërore të papaguara. Në fund të vitit 2018 borxhet e papaguara të sigurimeve shoqërore arritwn në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro, dhe një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Tatimet nuk e raportuan veçmas borxhin e krijuar nga vendoret duke e konsideruar si të dhënë konfindenciale, duke referuar ligjin për procedurat tatimore. (shiko tabelën lista e Bashkive debitorë).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve aktualisht ka vënë masën e ekzekutimit me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara për bashkitë e Libohovës, Memaliajt, Përmetit, Tepelenës, Pustecit, Sukthit, Himarës, Poliçanit, Fushë-Krujës, Krujës, Kavajës, Rrogozhinës dhe Divjakës, por debitorë në tatime janë të gjitha bashkitë e vendit. Burimet zyrtare në DPT pohuan se borxhi i bashkive dhe komunave përbëhet nga sigurimet shoqërore të papaguara.
Në këndvështrimin ligjor, Tatimet duhet të veprojnë për bashkitë njësoj si për bizneset, duke iu konfiskuar llogaritë bankare dhe duke iu shitur sendet me vlerë për të mbuluar detyrimet, por në praktikë, kjo nuk ndodh. “Nëse një bashki nuk paguan dot sigurimet shoqërore, për ekspertët e financave kanë rënë kambanat se ajo bashki rrezikon faliment real”, pohon ekonomisti i njohur, Arben Malaj, ish Ministër i Financave. Sipas tij, në një demokraci funksionale dhe në një shtet ligjor, bashkitë, ashtu siç çdo njësi tjetër e qeverisjes së vendit, duhet të përballen me riskun e falimentimit. https://www.monitor.al/malaj-qeveria-qendrore-duhet-te-bleje-borxhin-e-bashkive/
Beqir Nuredini, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës tha se, shkak për gjendjen financiare ishte bllokimi i parakohshëm i pagesave nga thesari i qeverisë qendrore vitin e kaluar. Gjatë vitit 2018, pagesat nga thesari ndaj pushtetit vendor u bllokuan që në muajin nëntor, kur afati në vitet e kaluara ishte 15 dhjetor, teksa çelja e buxhetit të ri u krye vonë në janar. Bllokimi i veprimeve me thesarin për një periudhë më shumë se dymujore, krijoi borxhe të prapambetura, tha zoti Nuredini, i cili shpjegoi se shlyerjet janë duke u bërë.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, shpjegoi se mospagesa e sigurimeve shoqërore nga bashkitë është e patolerueshme. Ai tha se planifikimi i një buxheti të një institucioni publik, siç është dhe bashkia, bëhet bazuar në rregulla dhe ligje, dhe qartësisht planifikimi i shpenzimeve fillon me paga dhe sigurime shoqërore që janë të pandara.
“Nuk bëhet pagesa e pagës pa bërë pagesën për sigurime shoqërore sipas përqindjes që cakton ligji. Zyrat e financave në bashki, këshilli bashkiak dhe auditët e brendshëm duhet marrin përgjegjësitë”, shtoi zoti Haxhimali. Por teksa decentralizimi fiskal është rritur pas reformës territoriale, buxhetimi dhe auditimi i brendshëm në strukturat e pushtetit vendor ka mangësi të theksuar në disa raste, sipas një analize të Programit të Kombeve të Bashkuara (PNUD). Ministria e Financave, nga ana e saj, pohon se strukturat e pushtetit vendor shpesh nuk janë korrekte për sjelljen e listë-pagesave në Thesar dhe abuzojnë me udhëzimet që kanë të bëjnë me pagesat nga Thesari.
Bashkitë në “faliment”, nga fryrja e strukturave
Në shumicën e qyteteve kryesore, bashkia është punëdhënësi më i madh. Mungesa e ekonomisë së shkallës, largimi masiv i popullisë e ka vënë në vështirësi sektorin privat për t’u zhvilluar me ritme të qëndrueshme, teksa sektori publik dhe pushteti lokal janë punëdhënësit kryesorë. Kur u bë reforma territoriale në vitin 2015, analizat paraprake nga Ministria e Financave parashikonin që të kurseheshin mbi 60 milionë euro nga shkurtimi i administratës së komunave.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Bashkive, pushteti vendor kishte të punësuar më 2018 rreth 33,500 punonjës nga 22,000 në vitin 2015, ose 11 mijë e 500 punonjës më shumë. Nga transferimi i funksioneve të reja nuk janë më shumë se 10 mijë punonjës. Edhe pa transferimin e funksioneve të reja (arsimi parashkollor, administrimi i pyjeve, mirëmbajtja, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri etj.) administrata e bashkive është më e fryrë se para reformës.
Për këtë arsye, bashkitë në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste kanë përkeqwsuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.
Sipas një Raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit transferimi i funksioneve ka krijuar një problematikë shtesë në administrimin financiar të bashkive. Në nivel kombëtar që nga viti 2017, gati 7,300 edukatorë dhe staf mbështetës që punojnë në institucionet e arsimit parashkollor dhe para-universitar menaxhohen nga bashkitë. Në vitin 2016, Bashkisë Shkodër i është transferuar funksioni i administrimit të fondit për arsimin parauniversitar.
Në transfertën specifike të vitit 2016 janë akorduar fondet për personelin edukativ dhe ndihmës të arsimit parashkollor, si dhe fondet për personelin ndihmës të arsimit parauniversitar. Në këtë transfertë për Bashkinë e Shkodrës nuk ishin përfshirë fondet për paga dhe sigurime shoqërore (jo në vlerën e plotë të kërkuar për t’u transferuar) të personelit (punonjës dhe edukator) dhe shpenzimet operative për konviktet.
Një situatë e ngjashme janë edhe bashkitë e tjera, të cilat në mungesë të zgjidhjeve, nuk kanë mundur të përmbushin detyrimet tatimore në lidhje me sigurimet shoqërore, duke i vënë ato teorikisht në situatë falimenti.
Numri i bashkive që nuk paguajnë sigurimet u shtua pas reformës
Sipas një listë zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që u sigurua nëpërmjet të drejtës për informim, të gjitha bashkitë janë debitorë për mospagesë sigurimesh. Lista është zgjeruar më tej pas reformës territoriale. Mirëpo lista e tatimeve përfshin aktualisht mbi qindra ente dhe institucione shtetërore që nuk i kanë paguar sigurimet për punonjësit.
Në listën e institucioneve, debitorë janë shumë ndërmarrje shtetërore të ujësjellësit që nuk i kanë bërë pagesat e sigurimeve.
Nëse një biznes është në vështirësi për pagesat e detyrimeve tatimore, të parat në radhë që duhet të paguhen janë sigurimet. Kjo vlen edhe për institucionet shtetërore. Sipas ligjit për procedurat tatimore, pagesat e kontributeve të sigurimeve dhe të detyrimeve tatimore bëhen sipas kësaj radhe:
a) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore;
- b) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit;
- c) kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore;
ç) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit;
- d) tatimet;
- dh) kamatëvonesat,
- e) gjobat dhe në fund, kostot administrative.
Edhe kur detyrimet arkëtohen me forcë, pasi të kenë përfunduar seancat gjyqësore, të parat që shlyhen janë detyrimet e sigurimeve.
Por në rastin e shtetit, kjo radhë nuk funksionon, pasi ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit, bashkive dhe agjencive rajonale nuk është marrë asnjë masë paralizuese apo bllokuese, edhe pse nuk i kanë paguar sigurimet. Ekspertet e ISSH këshillojnë se të gjithë punonjësit e shtetit duhet të verifikojnë në mënyrë rutinë nëse institucioni i tyre është duke i derdhur në të vërtetë sigurimet që po i ndalon nga paga. Për gjashtë vitet e fundit, këto verifikime mund të bëhen online në portalin e E-Albania. Ata këshillojnë që, këto verifikime duhet të bëhen me patjetër nga punonjësit në prag pensioni në mënyrë që ato të zgjidhin problemin e krijuar, duke qenë ende në punë.
Në fund të vitit 2018, borxhet e akumuluara në tatime në formën e sigurimeve shoqërore të papaguara arritën në 13.8 miliardë lekë, ose 108 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, këto detyrime u zgjeruan me 20 milionë euro gjatë 2018-s ose me 18%.
Burimet nga tatimet pohuan se një pjesë e madhe e këtyre detyrimeve u përkasin enteve publike dhe pushtetit lokal, pasi për bizneset private janë marrë masa shtrënguese. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre bllokohen. Për institucionet shtetërore, puna ndryshon. Llogaritë bankare të ndërmarrjeve të ujësjellësit është vështirë të bllokohen për shkak të funksionit strategjik që kanë në shërbimet ndaj publikut.
Toleranca ndaj enteve të shtetit është “zyrtarizuar”, pasi shteti presupozohet që të shlyejë detyrimet në një moment të dytë, pasi ka krijuar borxhin. Ekspertë të ISSH pohojnë se ndryshe nga detyrimet e tjera që shtetit mund t’i krijohen nga mospagesa e taksave të tjera, efektet negative që ka borxhi i sigurimeve shoqërore janë të shumëfishta. Dëmi në përfitime në vlerë monetare është shumë më i madh se pagesa e kryer tani dhe, nga ana tjetër, pasojat sociale që u krijohen personave janë të pamatshme. / Blerina Hoxha- Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
