Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Lista e Lezhës është basti i Bashës”, flet Preç Zogaj: Ka një lapsus
Publicisti dhe kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, deklaron se lista e hartuar nga Basha është basti i tij personal për të cilën ai mban përgjegjësi të plota. Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj shpjegon edhe lapsusin me vendndodhjen e tij në listë. Megjithatë, Zogaj thekson se asgjë nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij ndaj Lulzim Bashës veçse nëse ai tërhiqej nga projekti politik që ka nisur. Kandidati i PDsë për qarkun e Lezhës komenton edhe mungesat e emrave të njohur të PDsë në lista, si Topalli, Patozi, Bregu, Imami e Bode, duke sqaruar se për aq kohë sa asnjë deputet nuk votohet, por është pjesë e listave, për askënd nuk dihet pesha elektorale.
Zogaj, në listat që PD publikoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ju rezultonit i pesti në qarkun e Lezhës, por që nuk e konfirmuat këtë renditje. Si është e vërteta e kandidimit dhe renditjes suaj në Lezhë dhe a janë lëkundur marrëdhëniet tuaja me PD dhe Bashën, siç ka ndodhur këto dytri ditë me personalitete të tjera të PD?
Që ta nis nga fundi, as që më shkon ndër mend të ndryshoj qëndrimet mbështetëse ndaj Bashës, PDsë dhe opozitës për shkak të listës. Pavarësisht ndjeshmërive të larta që ngërthen ky moment në botën e politikës. Marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin apo ndërpriteshin fare vetëm nëse ai do të tërhiqej nga projekti i gjerë i demokracisë pjesëmarrëse dhe zgjedhjeve të lira, që përbëjnë thelbin e ndryshimit që ka thirrur në skenë koha e re e Shqipërisë; do të ndërpriteshin veç nëse, larg qoftë, do të ndodhte një thyerje në marrëdhëniet e PDsë me SHBA, një tërheqje apo shmangie nga ëndrra europiane, çfarë as ka ndodhur, as ka për të ndodhur. Për të ardhur te tema e nxehtë e listës, marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin vetëm nëse ai dhe PD do të kishin kohë për t’i renditur kandidatët me votë të fshehtë të anëtarësisë (me primare) dhe nuk do ta bënin. Por ne e dimë se kjo u bë e pamundur kësaj radhe për shkak të protestës tremujore për zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet për vendin sigurisht që kanë rëndësi shumë më të madhe se zgjedhjet brenda partisë. Kur nuk i arrin dot të dyja, do të fokusohesh te më e rëndësishmja. Por zgjedhje me primare nuk bëri dot në kohën e mbetur as Koço Kokë dhima me lëvizjen e tij “Zgjidhja”. Sepse të gjithë proceset hynë në mungesë kohe. Për të gjithë. Kjo është e vërteta. Të shpresojmë se, siç e tha vetë Basha, kjo është hera e fundit kur listën e bëjnë kryetarët.
Po e vërteta e kandidimit tuaj?
Më kanë thënë se ishte një lapsus. Një çrregullim numrash nga rirenditja për shkak të marrëveshjeve me aleatët.
Kush jua ka thënë, Basha?
Të parët ma thanë bashkëpunëtoret e tij me të cilët është konsultuar, me sa kuptova, për listën e Lezhës. I katërti, i pesti, i pesti, i katërti… Janë numra beteje për të luftuar në grup, nuk janë numra peshqeshi. Mua kjo më pëlqen. Sukseset e mia në politike janë të lidhura me sistemin maxhoritar. Me listat nuk kam pasur fat asnjëherë. Dhe le ta kuptojnë tani edhe shumë lexues, ndjekës, dashamirës apo edhe kritikë të mi, që më kanë komentuar shpesh këto vite: unë përpiqem të zhvilloj qëndrime, kauza dhe aspak t’u bëj fresk e t’u futen në gji shefave për interesa të vogla. Njerëzve të Bashës u kam thënë një gjë: nëse më doni në listë, mendoni për maksimalizimin e votës përmes meje, duke shfrytëzuar faktin se unë kam një marrëdhënie pozitive me zgjedhësit e lëkundur të zonës gri. Në maxhoritar këta zgjedhës më kanë votuar gjithnjë duke e ditur se vota e tyre shkon për mua. Në sistemin e sotëm, besoj se do t’i motivoja duke luftuar për një numër beteje të mundshëm për t’u fituar.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46