Flash News

KRYESORE

Lista e Vuçiç me shtetet që duhet t’i japin zgjidhje çështjes së Kosovës, lë jashtë aleatin e Shqipërisë dhe anëtaren e Këshillit të Sigurimit

Lista e Vuçiç me shtetet që duhet t’i japin zgjidhje

“SHBA, BE, Rusia, Gjermania, Franca dhe Turqia duhet të arrijnë në një marrëveshje për çështjen e Kosovës”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ai ka shtuar: “Ne jemi gati për kompromis. Ia kam thënë këtë Merkelit dhe të dyja palët (shqiptarët dhe serbët) duhet të jenë gati.”

Në listën e Vuçiç bie në sy përfshirja për herë të parë e Turqisë si një aktor vendimarrës në zgjidhjen e një prej konflikteve më të gjatë në Ballkan dhe Europë. Ndërkohë, Beogradi ka lënë jashtë Italinë, aleat strategjik i Shqipërisë dhe shtet që ka patur gjithnjë rol përcaktues në vendimet që janë marrë në Ballkan nga fuqitë e mëdha.

Një tjetër shtet me peshë akoma edhe më të madhe në arenën ndërkombëtare, Mbretëria e Bashkuar, pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk është përfshirë gjithashtu në “listën Vuçiç”.

Italia dhe Britania e Madhe janë mbështetëse të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Presidenti Vuçiç ka kërkuar gjithashtu që të shmanget çdo konflikt i armatosur, pasi kjo do e kthente rajonin 100 vite pas.

Të fundit