Flash News

KRYESORE

Lista e zezë e Ramës? Ja zgjidhja qe propozon Ledina Mandija

Lista e zezë e Ramës? Ja zgjidhja qe propozon Ledina Mandija

Në një intervistë për Lutfi Dervishin në emisionin 'Përballë' në RTSH, zv kryeministrja Mandija ka folur edhe për atë që është quajtur lista e zezë e Ramës. Ajo i ka 'drejtuar' në gjykatë të gjithë ata që ndihen të nëpërkëmbur nga kjo listë.

Dervishi: Më lejoni t’u bëj një pyetje në fund si juriste. Ditët e fundit ka një debat që ka pëfshirë zyrtarë, politikanë dhe publicistë rreth botimit të listës së zezë prej 100 personash të publikuar nga kryeministri. Si juriste dhe avokate  çfarë do t’i sugjeronit nëse ju drejtohet për ndihmë një person që ndodhet në këtë listë?

Mandija: Dispozitat ligjore aty janë. Secili që mund të dëmtohet në një rast nga një gjë që nuk është e vërtetë, kuptohet që ka të drejtën të mbrohet në gjykatë dhe të kërkojë atë që i takon, në rast se këto nuk janë të vërteta.

Të fundit