Flash News

KRYESORE

Lista me emrat/ Dëgjesa e Veliajt, kush janë drejtorët dhe inxhinierët që folën për shembjen e Teatrit Kombëtar

Lista me emrat/ Dëgjesa e Veliajt, kush janë drejtorët dhe

Për afro dy orë, në Facebook-un e Erion Veliajt, por pjesërisht edhe në media, u transmetua dëgjesa e dytë sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar ku të pranishëm ishin arkitektë dhe urbanistë.

Thuajse të gjithë diskutantët e vunë theksin tek amortizimi i godinës duke thënë se ajo është jashtë çdo funksioni.

Më poshtë është lista me emrat e të gjithë atyre që folën në këtë diskutim. Me përjashtim të Institutit të Ndërtimit, tre diskutantët pasues janë pjesë e administratës, madje kreu i Zjarrfikësve në varësi të bashkisë.

Pjesa tjetër, të cilët u prezantuan si arkitekt, inxhinier e urbanist, nuk dihet se mbi cilat kritere janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm në takimin në fjalë,  por dihet vetëm që qëndrimi që ata shprehën ishte në të njëjtën linjë me atë që mban qeveria dhe kryebashkiaku.

Dëgjesa e Veliajt

Agron Hysenlliu- drejtori, Instituti Ndërtimit

Shkëlqim Goxhaj- drejtori, i shërbimit Zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës

Daniel Pirushi- këshilltar i ministrit të Kulturës, përfaqësoj dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës

Iris Pojanin- anëtare e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve

Dëshira Mena- inxhiniere

Spiro Drita - Inxhinier mekanik

Altin Premti - arkitekt, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve

Agim Selenica - Rektor, Universiteti Metropolitan

Flamur Kuçi   - arkitekt, urbanist

Sokol Kikono   - inxhinier dhe urbanist

Ervin Daçi   - arkitekt, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve

Fatjon Saliu  - inxhinier konstruktor i specializuar në restaurime

Aldo Karaja   - arkitekt

Indrit Hamiti- arkitekt-urbanist

 

Të fundit