Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lista me emrat e biznesmenëve/ PD: Tirana pa ujë, fitimet nga rritja e çmimit të faturave shkojnë për tendera
Partia Demokratike deklaron se në bazë të denoncimeve të ditëve të fundit nga banorët e Tiranës, 80% e kryeqytetit nuk furnizohet rregullisht me ujë të pijshëm.
Albana Vokshi, ish deputete e PD në një deklaratë për mediat thekson se edhe pse çmimi u rrit, sot banorët e Tiranës po përballen jo vetëm me mungesën e investimeve në rrjet, por edhe të ujit.
Sipas Vokshit, kjo vjen pasi të gjitha fitimet nga shtrenjtimi i faturave nuk shkojnë në investime për Ujësjellësin, por në tendera për oligarkët e Ramës dhe Veliajt.
Deklarata e plotë:
Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetëra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.
Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga ”Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubinete në rrezik shpërthimi epidemish. Sipas stafit të UKT, nuk ka prioritete, nuk ka hot-spote (pika ku duhet të ndërhyhet menjëherë), nuk ka plane veç çfarë të dalin më parë mundësitë për të zhvatur! Çdo ditë në Tiranë, në çdo lagje të saj, shihen qytetarë të lodhur, të dëshpëruar, që presin me orë depozitat me ujë që transportohen nga kompani klientë të Erjon Veliajt. Praktikisht Tirana e merr ujin, një nevojë bazike, tashmë me tollon, njëlloj siç ndodhte me ushqimet bazike në kohën e Enverit.
Por, Erjon Veliaj as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur mashtron. Mashtrimin e ka bërë profesion të parë. Të gjithë e kujtojmë premtimin - mashtrim të madh të tij që në fushatën e 2015 kur premtoi 24 orë furnizim me ujë dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve që e shëmtonin Tiranën.
Veliaj nuk ka përtuar ta përsërisë cdo vit këtë mashtrim sa herë bënte lajmet shoë për t’i shpërndarë më pas në kaseta të gatshme në cdo televizion kombëtar apo lokal.
Në 2 shkurt 2016, në analizën e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë premtoi përmirësim të furnizimit me ujë pa e rritur cmimin e ujit, por vetëm duke e “miradministruar ndërmarrjen”.
[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-01-at-11.03.53.mp4"][/video]
Por vetëm pak muaj më vonë, mashtruesi Veliaj, deklaroi që do ta rriste çmimin e ujit për cdo familje e për çdo biznes në Tiranë pasi nuk kishte para për investime.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-01-at-11.03.54.mp4"][/video]
Jo vetëm kaq, por Veliaj mashtron për cdo gjë që thotë. Ja çfarë thotë për furnizimin me ujë:
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-01-at-11.03.53-1.mp4"][/video]
Është ERRU, institucion i pavarur, që në Raportet e Përformancës vjetore për ujësjellësit hedh poshtë këto mashtrime të kryebashkiakut. Sic edhe duket nga grafiku që shihni në ekran, Erjon Veliaj e mori Ujësjellës Kanalizime Tiranë me gati 11 orë furnizim ujë në ditë, dhe sot, 4 vjet pasi u ul në karriken e kryebashkiakut dhe 2 vjet pasi rriti cmimin e ujit, kohëzgjatja e furnizimit me ujë është e përkeqësuar.
Studime të ndryshme, e vlerësojnë UKT në 2015, si një ndër ndërmarrjet me përformancë më të mirë financiare e që arrinte të mbulonte të gjitha kostot e saj në nivelin 113%.
Sot, jo vetëm kohëzgjatje, por edhe tregues të tjerë janë të përkeqësuar:
486 punojnës u pushuan në fund të 2015 për arsye politike dhe u zëvendësuan me militantë të PS, apo ata që dhanë votën apo zarfin nën tavolinë. E sot, qyetarët e Tiranës janë të detyruar të paguajnë për pagat e punonjësve që kanë fituar gjyqin për pushim të padrejtë nga puna, shifër që shkon më shumë se 500 mijë Euro krahas pagave të punonjësve aktualë të ujësjellësit në të cilën Veliaj ka emërruar më shumë se gjysmë mln Euro krahas pagesës që bëhet për punonjësit aktualë dy herë më shumë në numër se ai i 2015.
Bazuar në Raportin e Performancës 2018” të ERRU, Ujësjellësi ka një fitim rreth 11.5 mln Euro në 2018.
Pra, sot tiranasit paguajnë shumë herë më shtrenjtë ujin, por as investime nuk ka e as ujë nuk ka.
Ku shkojnë ato? Pse nuk investohen?
Erion Veliajt, nuk investon për përmirësimin e rrjetit të furnizimin me ujë të kryeqytetit, sepse i duhen për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.
Le t’i hedhim një sy tenderave që ka bërë UKT në 5 vitet e fundit e të shohim ku kanë shkuar paratë e qytetarëve të Tiranës?
(Tabela me tenderat)
Që nga gushti 2015, UKT ka zhvilluar:
- 374 tendera, vlera total e prokuruar 68 mln euro (muajt para votimeve monniste të 30 qershorit shënojnë bumin e tenderimeve).
- 100 tendera (27%) pa garë ose me negociim pa shpallje
- nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, vlera që do të kursehej është: 3,6 mln euro (5,3 % e vlerës totale të prokuruar).
- 88 tendera (23,5%) ose më shumë se 20 mln Euro kanë shkuar për shpenzime luksi të zyrtarëve/shpërdorime (29,2 % e vlerës totale të prokuruar). Midis shpenzimeve gjen edhe 14 mijë euro bileta dhe hotel në Miami, apo 7500 euro për një udhëtim në Kinë.
- 6 herë më shtrenjt e paguan shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike Erjon Veliaj se sa në 2015 kohë që drejtohej nga z. Basha. Nga 957 milion që ishte në 2015 (për 1 vit), sot Veliaj e tenderon 6 miliard në 2019. Nga 15 tendera, 11 janë pa garë. Vlera të total është rreth 14 mln Euro.
Po kujt i shkojnë paratë që paguajnë qytetarët? Kush i merr tenderat e Tiranës?
Emra të njohur tashmë kryesojnë listën e përfituesve:
Nga Shkëlqim Fusha që është i preferuari i Erjon Velisë, me 11 tendera në një vlerë 6.5 mln Euro (1.7 mln e ka marrë vec pak ditë më parë për Bovillën), te Safet Gjici, i emëruari i Ramës në Kukës, të cilit i shkon pjesa e luanit në tenderat e shërbimit të sigurisë.
Lista vijon me Armand Frangun, baxhanakun e Kryeministrit;
Agron Papuli, miku dhe sponsori i Edi Ramës;
ilir Beqaj me miqtë e Fastech;
Afrim Qendron, ish drejtori i Rrugëve i shkarkuar për skandalin me tenderimin e projektit të Astirit;
Gentian Sula, dhe familjarët e tij. 850 mijë Euro i ka dhënë Erjon Veliaj për të siguruar ujë 24 orë për apartamentin e tij në në kompleksin te Kodra e Diellit, ku jeton, edhe pse pjesa tjetër e Tiranës vuan për pak minuta ujë në rubinetat e tyre.
Ja pra, pse pavarësisht faturave të kripura, tiranasit nuk marrin ujë në cezmat e shtëpive të tyre, sepse lista e gjatë e përfituesve vazhdon me klientë, familjarë, sponsorë të Edi Ramës dhe Erjon Velisë.
Banorët e Tiranës nuk meritojnë në krye të bashkisë njerëz të korruptuar si Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku e kompani, që mendojnë si të përfitojnë e pasurohen nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.
Tiranasit duhet të refuzojnë këtë grabitje e të protestojnë për të drejtat e tyre elementare si furnizimi me ujë të pijshëm.
Zgjidhja është një: Largimi i Erjon Velisë, Edi Ramës dhe bandës së tyre hajdute. Nëse Erjon Veliaj nuk qërohet siç po vetëpropagandon një slogan të tillë, Tirana do e largojë ketë pushtues të shthurur!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38