Flash News

KRYESORE

Lista që 'ngjalli të vdekurit'. Si firmosi mësuesi që nuk jeton më peticionin e Komitetit anti-Basha

Lista që 'ngjalli të vdekurit'. Si firmosi mësuesi

Një peticion që kërkon anulimin e garës per kryetarin e PD, shoqëruar me 130 firma, ka qenë lajmi i pasdites në media dhe rrjetet sociale. Lista u shoqërua nga reagime të shumta, dhe dega lokale e Partisë Demokratike po përgatit një qëndrim zyrtar, sapo të ketë shqyrtuar me hollësi ‘përbërjen e listës’ që iu bashkangjit peticionit. Burime të politiko.al në PD-në e Vlorës, thonë se rasti më flagrant i shkeljes etike është futja e emrit të një të vdekuri në listën e firmëtarëve të peticionit. A.V. është një profesor i nderuar që ka ndërruar jetë, thotë burimi duke kërkuar që të mos bëhet i ditur ideniteti i plotë i tij me qëllim që të mos shqetësohen edhe më tej familjarët.

Të fundit