Flash News

KRYESORE

Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës, fjalët e para të Gjuriç: Më tërhoqën zvarrë si qen, policët bënin ‘selfie’ me mua

Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës, fjalët e para të

Hakmerret Serbia një ditë pas incidentit të djeshëm në veri të Mitrovicës.

Pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me arrestimin dhe dëbimin e Marko Gjuriç një ditë më parë në veri të Mitrovicës, Lista Serbe merr vendimin përfundimtar, del nga qeveria e Ramush Haradinaj, ashtui siç edhe pritej. 

Në këto kushte, në muajt e ardhshëm pritet të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Lajmin për vendimin e qeverisë serbe e ka dhënë pak minuta më parë në një deklaratë për mediat kryetari i Listës, Goran Rakiç.

Deklarata e parë e Gjuriç

Po ashtu, në këtë takim ka folur për herë të parë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ndërsa ka treguar për momentin e arrestimit të tij nga Fprcat Speciale.

“Ata më hipën në një nga transportierët, më goditën, u përpoqën të më trembnin, më godisnin me pushkë në bark, njëri madje nxori edhe një thikë dhe bënin selfie. Policia ishte e armatosur deri në dhëmbë. Ne i kemi lutur disa herë për leje, është gënjeshtër se nuk i kemi njoftuar me kohë, më tërhoqën zvarrë si një qen”, ka thënë ndër tjerash Gjuriç .

Sipas mediave serbe, ndihma mjekësore i është dhënë atij menjëherë në Kurshumli dhe pastaj në Beograd.

Të fundit