Flash News

KRYESORE

"Lista të hapura 100%", Hajdari mirërpret propozimin e PD: Tani që palët dorëzuan draftet të mblidhemi nesër në orën 12:00

"Lista të hapura 100%", Hajdari mirërpret propozimin e PD:

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 12:00.

Hajdari ka mirëpritur draft-propozimin e opozitës dorëzuar pranë Këshillit Politik, për hapje 100% të listave, ndërsa shkruan se kjo do t’i mundësonte qytetarëve përzgjedhjen e deputetëve e jo kryetarit.

Hajdari “shtrinë” dorën e bashkëpunimit, duke ftuar palët të bëhen bashkë për përfaqësimin e qytetarëve dhe hapjen e listave me konsensus për zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.

Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave.

Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme.

Duke uruar në një përgjigje pozitive,

Me respekt,

Rudina Hajdari.

Të fundit