Flash News

KRYESORE

Lista të hapura dhe jo koalicione/ Kërkesa e opozitës parlamentare, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit

Lista të hapura dhe jo koalicione/ Kërkesa e opozitës

Ashtu siç paralajmëroi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në seancën e fundit parlamentare, sot mblidhet Këshilli i Legjislacionit ku do të nisë zyrtarisht diskutimi i kërkesës së opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Bëhet fjalë për kërkesën e 30 deputetëve me në krye Myslim Murrizin, të cilët kërkojnë ndryshim sistemi me lista të hapura, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kujtojmë se opozita e re kushtëzoi votën e saj për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore me këto ndryshime kushtetuese pas dakordësisë së gjetur në Këshillin Politik.

Sot pritet të caktohet kalendari i punimeve, relatorët dhe ekspertët kushtetues, ndërsa diskutimet në mbledhjet e Këshillit të Legjislacionit të vijojnë gjithë muajit korrik .

Lexo edhe: Kërkesa e opozitës parlamentare për ‘Sistemin’, Ruçi: në 30 qershor mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Të fundit