Flash News

KRYESORE

Lista/Kush janë deputetët kriminelë të Elbasanit për të cilët foli Basha në Kuvend?

Lista/Kush janë deputetët kriminelë të Elbasanit për

“Në Elbasan, blerjen e votave e ka bërë me Qazim Sejdinin dhe kriminelët e tjerë që nxorri deputetë Elbasani”, këto ishin fjalët e kryeopozitarit Lulzim Basha në Kuvend kur po diskutohej për lidhjet e qeverisë me krimin.

Basha nuk përmendi emrat e deputetëve që ai i konsideron kriminelë, megjithatë, Elbasani është qarku i parë në këtë legjislaturë që rrezikon të humbasë një deputet.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në Prokurori dhe në KQZ një kërkesë për të verifikuar të dhënat për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, përfaqësues i qarkut të Elbasanit, pasi ka dyshime se ai ka të kaluar kriminale në Itali.

Bazuar në fjalën e Bashës, nuk bëhet vetëm për një deputet-kriminel, por të paktën për më shumë se një. Qarku i Elbasanit ka 14 deputetë dhe shumica e tyre janë të rizgjedhur dhe nuk kanë patur më parë akuza për lidhje me krimin.

PS

1-Taulant Balla

2-Evis Kushi

3-Arben Kamami

4-Musa Ulqini

5-Anastas Angjeli

6-Luan Duzha

7-Nuri Belba

PD

1-Edmond Spaho

2-Endri Hasa

3-Luciano Boçi

PDIU

1-Aqif Rakipi

2-Bujar Muça

LSI

1-Monika Kryemadhi

2-Edmond Haxhinasto

Nuk kanë të mbaruar, Basha kthehet nga Peleshi dhe nxjerr emrat e dy bandave të rrezikshme në Korçë

 

Të fundit