Flash News

KRYESORE

Listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese, Yuri Kim dhe Soreca zvillojnë takim me kryeministrin Rama

Listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese, Yuri Kim dhe Soreca zvillojnë

Ndërkohë që në Kuvend mazhoranca po prezanton raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, kanë zbarkuar këtë paradite në Kryeministri, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ende nuk ka detaje rreth qëllimit të këtij takimi mes ambasadorëve dhe kryeministrit Rama, takim i cili vjen pas një kohe të tensionuar politike lidhur me çështje e listave të hapura.

Kujtojmë se kreu i shtetit dhe opozita jashtëparlamentare kanë qenë të prerë kundër ndryshimeve kushtetuese të njëanshme.

Ndërkohë që diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët që janë sot pjesë e takimit me Ramën, kanë kërkuar nga palët t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit dhe të mos ketë ndryshime në Kushtetutë pa opozitën jashtë Parlamentit.

Të fundit