KRYESORE

"Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!", Vasili publikon dokumentin: Kujtesë për hipokritët dhe demagogët që sot bëjnë sikur iu dogj shpirti

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se propozimi për hapjen e listave është paraqitur nga LSI që në vjeshtën e 2017 në komisionin parlamentar të drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka publikuar gjithashtu dokumentin e këtij propozimi.

Postimi i plotë i Vasilit:

Kujtesë për demagogët.(DOKUMENTI).

Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!

Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në vjeshtën e vitit 2017, të drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi, LSI i paraqiti propozimet.

Propozim kryesor i LSI që në 2017 ishin listat e hapura.

DOKUMENTI flet vetë dhe është një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur iu dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa hapur gojën.

Ditari politik

Të fundit