Flash News

KRYESORE

Listat e hapura/ “S’e mbajte premtimin”, Rama i përgjigjet Hajdarit: Kur ju kërkova të uleshim, ju refuzuat

Listat e hapura/ “S’e mbajte premtimin”, Rama i

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari e cila e akuzoi në parlament se nuk e mbajti premtimin për listat e hapura.

Rama i kujton se deputetja refuzoi kur i kërkoi të uleshin për diskutim.

“Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk mund t’i shmangem replikës, edhe pse në këtë moment do të doja të mos shprehesha publikisht, sa kohë që ka një proces ende të papërfunduar, për shkak të zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare, marrëveshjes që ju dhe tre anëtarët e tjerë të Këshillit Politik keni firmosur në selinë e një ambasade mike.

Është e vërtetë që unë i kam thënë ato në këtë Kuvend, unë kam detyrimin që tiu jap shpjegimin tim, ajo që kam thënë unë ka qenë që të mos humbisnim kohë, të uleshim në një tavolinë ne dhe ju, dhe të adresonim rekomandimet e OSBE-ODIHR për të mbyllur detyrimin që buron edhe nga ajo që ka lënë të shkruar BE.

Dhe kam thënë që do të diskutojmë në një shkallë të dytë temën që ju keni në vëmendje, ju refuzuat, se nëse do të uleshim qysh atëherë kur ata të tjerët e kishin ndarë mendjen se do ta merrnin pushtetin me dhunë, sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por ja qe eksperienca bën të vetëm, dhe kur ajo mungon, mbrapa vjen edhe fatura. Ka një gjë në politikë, që ju nuk e keni menduar dhe është e pakthyeshme, ajo është koha, ju vetëm i ratë daulles dhe thatë lista të hapura, lista të hapura.

PS nuk është fondacioni i popullit, ku shkonin të gjithë te gjenerali Rrapush, PS është një forcë politike që ka dhe interesat e veta, dhe si forca më e madhe politike, ka më shumë përgjegjësi dhe ndikim më të madh në fatet e vendit. Kjo temë është në zhvillim e sipër dhe mua më vjen keq, që ju kujtoni se mund ta kaloni lumin duke i hipur kalit mbrapasht, nga një anë vini kushte pas kushtesh, dhe nga ana tjetër duke dalë përditë duke na sharë dhe duke na ofenduar”, u shpreh Rama.

Të fundit