Flash News

KRYESORE

"Listat e kandidatëve dhe koalicionet do të jenë 100% të hapura", Balla thirrje opozitës: 25 prilli po afron, s’mund të presim gjatë

"Listat e kandidatëve dhe koalicionet do të jenë 100%

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ritheksuar edhe njëherë se listat e kandidatëve të partive dhe koalicionet zgjedhore do të jenë të hapura 100 %.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se sikurse në disa vende të tjera Evropiane, edhe në Shqipëri të gjithë kandidatët në listë do t’i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit.

“Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale qe u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma! Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet!”, shprehet në mesazhin e tij Balla, ndërsa i bën thirrje opozitës se “zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.”

Reagimi i plotë i Taulant Ballës:

LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale qe u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma! Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.

Të fundit