Flash News

KRYESORE

Listat e PD/ Mbyllen votimet në qarkun e Korçës, skualifikohet Klevis Balliu dhe ish-kryebashkiaku i Pogradecit

Listat e PD/ Mbyllen votimet në qarkun e Korçës, skualifikohet

Është mbyllur procesi i votimit në qarkun e Korçës për kandidatë për deputetë.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se janë lënë jashtë listës për fazën e radhës ish-deputeti Klevis Balliu dhe ish-kreu i bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Të njëjtat burime konfirmojnë se nga 475 votues nga anëtarësia, 309 prej tyre kanë votuar kundër ish-deputetit Balliu për të vijuar garën në fazën e radhës.

Kujtojmë se një kandidat në listat për deputetë, skualifikohet vetëm 145 vota.

Në qarkun e Korçës u renditën 39 kandidatë për deputetë, por ajo që erdhi si risi nga Partia Demokratike në këtë zonë ka qenë kandidimi i ekonomistit të njohur Dritan Shano, i cili vijon në fazën e radhës.

Të fundit