Flash News

KRYESORE

Liverpool fal kupën duke luajtur me të rinjtë, Aston Villa kap gjysmëfinalet

Liverpool fal kupën duke luajtur me të rinjtë, Aston Villa kap

Me mendjen te Botërori dhe me shumicën e skuadrës larg ishullit britanik, sonte Liverpool i lejoi vetes të mposhtej 5-0 nga Aston Villa në Carabao Cup.

Për Aston Villa-n ky ishte momenti ideal për të përfituar nga situata dhe ndaj një formacioni me moshën më të re në historinë e Liverpool-it, më pak se 20, ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale. Jurgen Klopp aktualisht është në Doha për gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve dhe sot në Angli la vetëm djem të rinj.

Hourihane shënoi golin e avantazhit përpara se Boyes të dyfishonte për vendasit me autogolin e tij. Kodija më pas bëri dopietë pak përpara fundit të pjesës së parë. Goli i pestë u shënua në kohën shtesë nga Wesley.

Me këtë rezultat, u kuptua edhe një herë se kalendari sezonal i futbollit anglez ka probleme serioze, duke mos bërë lëshime për skuadrat e zëna me kompeticione të tjera dhe duke mos i lënë thuajse kurrë pushim lojtarët.

Të fundit