Flash News

KRYESORE

Liverpool nuk di të ndalet, shënon fitoren e katërt radhazi në “Premier League”

Liverpool nuk di të ndalet, shënon fitoren e katërt radhazi

Ekipi i Liverpooli-it ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës së Leicester, duke shënuar kështu fitoren e katërt radhazi në Ligën angleze.

Djemtë e Jurgen Klopp kanë arritur të akumulojnë plot 12 pikë në kampionat duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

“Thë Reds” kaluan në avantazh në minutën e 10 kur Mane shënoi në portën e Shmajkel që sapo rinovoi kontratën me Leicester deri në 2023.

Në fundin e pjesës së parë, Liverpooli shënoi sërish në portën e Leicester duke marrë avantazhin e dyfishtë me Firminon.

Në pjesën e dytë skuadra vendase përfitoi nga një gafë e Alisson për të shkurtuar rezultatin ne 2-1 me Gezal, por Liverpooli e ruajti portën deri në fundin e takimit.

Të fundit