Flash News

KRYESORE

Llalla kërkon t’i kthehen pronat, Apeli lë në fuqi vendimin e sekuestros

Llalla kërkon t’i kthehen pronat, Apeli lë në fuqi vendimin

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për sekuestron preventive të disa pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Seanca u mbajt pasditen e sotme, pasi një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, por procesi u zhvillua në mungesë si të avokatit ashtu edhe të Llallës.

Për këtë gjyqtari kërkoi caktimin e një avokati kryesisht. në këtë seancë akuza u përfaqësua në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtari Idriz Mulkurti.

Të fundit