Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Llalla: Politika po tenton të ndërhyjë te prokurorët. Trafiku i drogës u krye me mbështetjen e shtetit...
Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla tha gjatë fjalës së tij në një seminar me temë “Lufta ndaj narkotikëve”, në një panel me zyrtarë të ministrisë franceze ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trafikun e kanabisit shqiptar drejt Italisë, e mbështetjen që kanë trafikantët nga zyrtarë të lartë. Llalla tha gjithashtu se institucionet duhe të jenë më efikase në punën e tyre, pasi sipas tij faktet tregojnë se “këto institucione mësë paku nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre”: “Hetimet e antimafies italiane së fundmi kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë, tonelata lëndë narkotike kanabis dhe në shumë raste kjo është realizuar me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.
FJALA E PLOTE E KRYEPROKURORIT LLALLA
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë falenderon autoritetet Franceze dhe, në rastin konkret, Ministrinë e Drejtësisë së Francës, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar institucionit tonë.
Një vend si Shqipëria, i cili duhet të përballojë sfida të mëdha për integrimin në Bashkimin Europian, e ka të domosdoshme të ketë në krah një shtet të madh, me demokraci të konsoliduar prej shekujsh, si Franca.
Tema e sotme e diskutimit është lufta kundër narkotikëve, teme e cila është çështje kryesore e diskutimeve në ambjentin publik dhe politik shqiptar. Vendi ynë po bën përpjekje të vazhdueshme për luftën kundër narkotikëve, por gjithësesi ka ende nevojë për shumë punë, që të arrihen rezultatet e kërkuara.
Pak ditë më parë, Drejtori i Antimafias Italiane, zotit Franko Roberti, në një konferencë gjyqësore në Itali prezantoi idenë se Parlamenti Italian duhet të legalizojë drogat e lehta, për faktin se struktura që ai drejton ka vështirësi të mëdha në përballimin e hetimeve të shumta mbi trafikun e kanabisit nga disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në fakt, shqetësimi i tij nuk është i ri për Prokurorinë Shqiptare. Zoti Roberti e ka prezantuar atë edhe gjatë takimeve tona zyrtare. Prokuroria Shqiptare i ka dhënë garanci të plota Drejtorisë së Antimafias Italiane se do të bashkëpunojmë fuqimisht për të luftuar grupet kriminale që trafikojnë lëndë narkotike.
Por, përtej garancisë së shprehur nga ana jone, e cila edhe është faktuar në shumë raste, kjo është e pamjaftueshme për të arritur rezultatet e pritshme. Hetimet e Antimafias Italiane, së fundmi, kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë tonelata lënde narkotike kanabis ne shume raste kjo është realizuar dhe me mbështetjen e individeve qe kane per detyre goditjen e ketij krimi.
Pra, kjo është gjendja aktuale, e cila më detyron të shprehem në këtë takim se situata nuk është më e mira e mundshme.
Institucionet Shqiptare sipas detyrave e detyrimeve te percaktura ne kompetencat e tyre ligjore duhet të jenë më efikase në veprimet në terren, si institucionet qe kane per detyre parandalimin, mbledhjen e informacionit, identifikimin dhe referimin ne organin procedues te cdo rasti si te individeve dhe grupeve kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Gjithashtu, është e rëndësishme që të sigurohet një kontroll më i rreptë i vijës kufitare me mjetet qe kane ne perdorim, me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të trafikut të lëndëve narkotike. Faktet tregojne se keto institucione me se paku nuk kane permbushur detyren e tyre.
Lufta kundër kanabisit është prioritet mbi prioritetet për shtetin Shqiptar. Disa muaj më parë, Qeveria Shqiptare ne bashkepunim me partneret nderkombetar ka hartuar një strategji kombëtare në luftën kundër kanabisit, srategji e cila aktualisht është duke u përmirësuar.
Nga ana tjetër, është shtuar dhe forcuar ndjeshëm bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore ndërkombëtare, përfshirë edhe autoritetet Franceze. Unë shpreh kënaqësinë që bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Shqiptare dhe autoriteteve hetimore Franceze ka njohur rritje të ndjeshme, me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.
Madje, edhe gjatë punimeve të këtij takimi, ne kemi vendosur të avancojmë me tej në drejtim të bashkëpunimit. Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë dhe Drejtoria për Çështjet Penale në Ministrinë e Drejtësisë së Francës do të nënshkruajnë Protokollin për krijimin e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore. Qëllimi është forcimi i bashkëpunimit në çdo fushë, por sigurisht lufta kundër narkotikëve ka një fokus të veçantë.
Prokuroria Shqiptare, prej vitit 2014, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me DNA-në e Italisë. Kjo Marrëveshje është shoqëruar me kryerjen e veprimeve të përbashkëta hetimore, të finalizuara me arrestimin e personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare shpreh vlerësimet e saj pozitive për bashkëpunimin me autoritetet hetimore të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Sot kemi nderin që të kemi në këtë takim Prokurorin e Përgjithshëm të Malit të Zi, zotin Veselin Vuçkoviç, si edhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Maqedonisë.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet do të shërbejë për forcimin dhe efikasitetin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë, sidomos në shkëmbimin e drejtëpërdrejtë dhe pa vonesë të të dhënave ndërmjet zyrave tona.
Kjo është ana teknike e diskutimit. Por, ka edhe një anë tjetër, e cila është shumë e nevojshme për t’u përmendur në rastet e vendeve me demokraci në zhvillim, si në rastin e Shqipërisë. Është ajo që lidhet me ndarjen e pushteteve.
Vendet e zhvilluara, me demokraci e institucione të konsoliduara, e kanë pranuar dhe perfeksionuar ndarjen dhe rolin e pushteteve në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin. Pushtetet bashkohen vetëm në një pikë, në forcimin e bashkëpunimit për të mirën e përgjithshme të qytetarëve. Çdo gjë tjetër funksionon në mënyrë të pavarur dhe secili ka përgjegjësitë e tij para qytetarëve dhe taksapaguesve.
Këto janë standartet e demokracisë perëndimore, të cilat në Shqipëri deklarohet se duam t’i afrohemi, por jo gjithnjë veprojmë në rrugën e duhur.
Në Shqipëri, së fundmi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë.
Në fund të fundit, ky është standarti ndërkombëtar që Shqipëria synon t’i përafrohet. Dhe ne besojmë se, të gjithë bashkë, do të punojmë që këto standarte të arrihen në një kohë sa më të shpejtë. Kjo është një sfidë, të cilën shumë vende të tjera e kanë kaluar para Shqipërisë dhe ia kanë dalë me sukses. Edhe Shqipëria, natyrisht dhe me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm, si Franca, do t’ia dalë me sukses.
(m.a/BalkanWeb)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38