Flash News

KRYESORE

“Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu”, pasi u përplas në Kuvend, deputetes së LSI s’i del inati me Spiropalin

Dje, u publikua një informacion se ministrja e Shtetit për Parlamentit, Elisa Spiropali dhe familjarët e saj dyshohet kanë arritur të përfitojnë të paktën 350 mijë dollarë, që pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet. Ky është konkluzioni në të cilin ka mbërritur ‘BoldNews.al’ pasi ka investiguar  dhjetëra dokumentet që tregojnë për një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit).

Deputetja e LSI, Silva Caka, e cila u përplas dy seanca më parë në Kuvend me vetë Spiropalin për çështjen e Kavajës, ku një vajzë e mitur u përdhunua në shkollë dhe ka shfrytëzuar këtë moment për të sulmuar zëdhënësen e qeverisë.

“Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha”, shkruan Caka. s

Reagimi:

Llaxore te dera, dil se të erdhi vera...

Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.

Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.

Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori.

Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu

Të fundit