Flash News

KRYESORE

Lleshaj e emëroi sonte në krye të Policisë së Shkodrës, Niko Brahimi urdhëroi shoqërimin e Berishës me 29 nëntor të 2000

Lleshaj e emëroi sonte në krye të Policisë së

Pas vrasjes në Shkodër të vëllezërve Bilali,  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi Niko Brahimin në krye të forcave blu.

Niko Brahimi nuk është një emër i padëgjuar në polici. Me 29 nëntor të vitit 2000, Niko Brahimi pati urdhëruar shoqërimin në Polici të kreut të atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, pas djegies së Komisariatit të Tropojës.

Shoqërimi i Sali Berishës dhe personave që ishin me të natën e 29 nëntorit të vitit 2000, ishte një operacion policor mjaft delikat. Të gjitha veprimet e kryera natën e shoqërimit të Berishës u bënë të nesërmen pasi ishte djegur komisariati i Tropojës. Pas marrjes së urdhrit nga eprorët Bilbil Mema dhe Veli Myftari, Niko Brahimaj kreu ndalimin e Sali Berishës.

Shefi aktual i policisë ndër vite ka mbajtur funksione të larta në polici; nga kreu i policisë së Lezhës,në krye të Komisariatit të Tropojës dhe në krye të FLO-së.

Ndërsa në vitin 2013 ishte ndër emrat më të diskutuar postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri Lleshaj u shpreh për mediat sot teksa njoftoi emërimin e Brahimit, :Në krye do të ngarkohet Niko Brahimi, një nga drejtuesit e policisë së shteti, i cili do të garantojë siguri dhe qetësi në qytetin e Shkodrës”.

Të fundit