Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Emigracioni i paligjshëm është rritur ndjeshëm, përdorin Shqipërinë si vend tranzit

Lleshaj: Emigracioni i paligjshëm është rritur ndjeshëm,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në ceremoninë e nisjes së punës operacionale të misionit Frontex në Shqipëri, është shprehur se në vitin 2018 numri i emigrantëve të paligjshëm është rritur 6 herë në krahasim me 2017.

“Në harkun e 10 viteve të fundit, numri personave që kanë lëvizur nëpër pikat tona kufitare është rritur nga 9 milionë në vitin 2008 në 23 milionë në fundin e vitit 2018. Kjo rritje vijon të njëjtën tendencë dhe gjatë këtij viti. Por përveç flukseve përherë në rritje të udhëtarëve të rregullt, ku dominojnë turistët, është shënuar edhe një rritje e numrit të migrantëve të parregullt të cilët kanë tentuar të përdorin Shqipërinë si vend tranzit në përpjekjen e tyre drejt vendeve të tjera europiane. Në vitin 2018 ky numër u rrit me disa herë në krahasim me vitin 2017, ndërkohë që edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent”, tha Lleshaj.

Më tej ai shtoi se nëpërmjet operacionit të përbashkët me FRONTEX, synojnë të adresojmë shumë herë më mirë çështjet e migracionit të parregullt drejt Shqipërisë.

“Por në të njëjtën kohë, përmes këtij operacioni ne besojmë se do të përforcojmë kapacitetet tona në luftën kundër krimit ndërkufitar, do të rrisim bashkëpunimin me FRONTEX dhe me vendet anëtare të BE, të cilat marrin pjesë në operacion, dhe, mbi të gjitha, do të rrisim nivelin e besimit reciprok mes Policisë shqiptare dhe strukturave homologe evropiane”, tha më tej Ministri i Brendshëm.

Të fundit