Flash News

KRYESORE

Lleshaj flet për dorëheqje pas grabitjes në aeroport: S’kam asnjë brengë për ta lënë këtë post

Lleshaj flet për dorëheqje pas grabitjes në aeroport: S’kam

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj replikoi me deputetin Ralf Gjoni, i cili i rekomandoi dorëheqjen, jo sot, por disa javë më vonë nëse nuk zbardhet grabitja e bujshme dy ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit.

“Po të isha në vendin tënd do të jepja dorëheqjen jo sot, por dy tre javë më vonë nëse kjo ngjarje nuk zbardhet. Për këtë kërkojmë interpelancë me mininistrin e Brendshëm javës që vjen”, tha Gjoni, i cili në përgjigje të rekomandimit të tij, ministri Lleshaj iu përgjigj duke thënë: “Meqë më përmende dorëheqjen, unë s’kam luftuar asnjë ditë për të patur këtë post dhe s’kam asnjë brengë për ta lënë këtë post. Por atë e gjykoj unë, momentin se kur do ta marrë atë vendim. Faleminderit për rekomandimin, por gjykimi lidhet me dinjitetin tim”.

Të fundit