Flash News

KRYESORE

Lleshaj flet për sulmin në KZAZ në Shkodër: Ligji do veprojë, s’mbahen peng bashkitë me molotov

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi pas sulmit në KZAZ në një shkollë në Shkodër, ku iu vu zjarri materialeve zgjedhore, se ligji do të veprojë ndaj kujtdo që e shkel. Lleshaj shkroi në Twitter se kjo është një shenjë e një skizofrenie politike të PD.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”, shkroi Lleshaj.

Sulmi është shënuar në KZAZ numër 6 e cila është vendosur në Bushat, në palestrën e shkollës së mesme profesionale "Nre Mjeda". Persona ende të paidentifikuar dyshohet të kenë sulmuar me bomba molotov KZAZ-në e cila është përfshirë nga flakët.

Të fundit