Flash News

KRYESORE

Lleshaj “flirt” me deputetin e ‘opozitës’: Më dukesh jokonvencional, mund të spostohem në Lushnjë për hirin tuaj  

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka marrë fjalën për procedurë sot në sallën e parlamentit, ndërsa e ka nisur me disa vlerësime kundrejt deputetit Myslym Murrizi, deputeti i cili ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës reale nuk pranoi të djegë mandatin.

Ndërsa po diskutohet mbi raportin vjetor të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Lleshaj iu drejtua Murrizit, duke i thënë se e ndjek më vëmendje, madje mund të spostohet edhe në Lushnje për ta votuar.

“Ju ndjek me vëmendje se nuk më dukesh konvencional dhe kam vënë re se krijoni vëmendje kur flisni në sallë.

Nuk jam në zonën tuaj elektorale, nuk jam nga Lushnja, do kisha votuar me kënaqësi, por mund të spostohem në Lushnje për hirin tuaj”, i drejtohet ministri deputetit, i cili tha se askush nuk ka pengesë, përfshirë edhe qytetarët, për dosjet.

Të fundit