Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Informacionet që kishim se çfarë do ndodhte në të 40-at e Kacifas

Lleshaj: Informacionet që kishim se çfarë do ndodhte në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur se rastet e vrasjes së shtetasve shqiptarë në Greqi kanë përbërë shqetësim për autoritetet shqiptare.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj tha se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Greqi për këto ngjarje.

“Kanë përbërë një shqetësim pavarësisht se çfarë përfaqësojnë, persona me rekorde kriminale apo trafikant droge.

Pjesë e hetimeve nuk mund të jemi, ashtu sikundër as pala greke. Ne insistojmë pranë tyre për hetime të thella”, tha LLeshaj.

Sa i takon ngjarjes ku policia shqiptare nuk lejoi të hynin në territorin shqiptar me rastin e ceremonisë përkujtimore të të 40-ve të Kacifas, Lleshaj u shpreh se autoritetet shqiptare kishin informacione për situata të ngjashme me ato që ndodhën gjatë ceremonisë mortore dhe masat u morën për të parandaluar çdo situatë që mund të tensiononte marrëdhëniet.

Të fundit